29 Mars 2024

Gjilani organizon mbrëmje humanitare për familjet e prekura nga tërmeti

Gjilan, 21 dhjetor - Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe në organizim të përbashkët me klubin e rotarianëve Gjilan, më 21 dhjetor do të organizohet gala mbrëmje humanitare për t’i dalë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Kryetari Haziri ka apeluar njerëzit e vullnetit të mirë që të mbështesin këto familje që pësuan nga tërmeti.

“Përfitues nga kjo mbrëmjë do të jenë drejtpërdrejtë familjet e prekura nga tërmeti një Shqipëri, ndërkaq një pjesë e mjeteve dedikohen për familjen Abazi."

"Askush më mirë se gjilanasit nuk e bashkëndjejnë dhembjen me vëllezërit tanë në Shqipëri sepse ne e kemi kaluar një tërmet me pasoja fatale dhe me dëme materiale në vitin 2002. Jemi bashkë në përballimin e kësaj situate”, thotë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. 

Kjo është gala mbrëmja e katërt humanitare, e cila po organizohet brenda pesë vitesh në Gjilan.

“Rezultati është impresiv nga gala mbrëjet e kaluara. Janë ndërtuar 131 shtëpi, janë renovuar 40 të tjera, ndërkaq për 40 shtëpi kemi paguar qira."

"Po ashtu, nga këto gala mbrëmje humanitare kanë përfituar fëmijët me nevoja të veçanta dhe studentët e ekselencës’, ka thënë Haziri, transmeton kumtesa komunale.

Ndryshe, mbrëmja humanitare do të mbahet më 21 dhjetor, me fillim në ora 21:00, me transmetim të drejtpërdrejtë të Radio Televizionit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)