14 Dhjetor 2018

Gjilani nis përgatitjet për manifestimin “Flaka e Janarit 2019”

Gjilan, 11 tetor – Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shpresa Hajdari, ka mbajtur konferencë për media, ku ka prezantuar aktivitetet e shumta të cilat janë realizuar nga dikaster të ndryshëm të kësaj drejtorie.

Drejtoresha Hajdari ka thënë se si drejtori janë të angazhuar maksimalisht për realizimin e kalendarit të aktiviteteve dhe planit të punës, konform edhe interes të qytetarëve të Gjilanit.

“Jemi qytet që frymën e aktiviteteve kulturore, sportive dhe rinore e mbajmë në nivelin më të lartë të mundshëm në nivel të Republikës. Kjo tashmë është dëshmuar me aktivitete të shumta dhe të larmishme për të gjitha moshat. Gjilani që nga teatri, trupa e së cilës është përfaqësuese e Gjilanit të festival të ndryshme brenda dhe jashtë kufijve e deri te festivalet për fëmijë që janë një shembull i organizimit dëshmon për gjallërinë e madhe”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, sipas Hajdarit, aktivitetet sportive Gjilanit ia kanë rritur namin dhe e kanë vendosur në vendin e parë në nivel vendi dhe përfaqësuese e denjë në garat ndërkombëtare të futbollit.

“Futbolli është disiplinë e fuqishme dhe reprezentative në sport, mirëpo edhe disiplinat tjera janë vendimtare edhe në nivel vendi, për çka jemi shumë falënderues për të gjitha shkollat sportive që veprojnë në Gjilan dhe për angazhimin që bëjnë me kuadrot sportive”, ka potencuar ajo, duke shprehur gatishmërinë e mbështetjes së vazhdueshme.

Hajdari tha se për herë të parë këtë vit është bërë subvencionimi nga DKRS, në bazë të thirrjes publike, me qëllim që të krijohet një lidhshmëri dhe llogaridhënie për subvencionimin që marrin organizata të ndryshme për aktivitete të ndryshme.

Drejtoresha Hajdari ka potencuar që DKRS është në proces të përgatitjeve për organizimin e manifestimit shumëkulturor mbarkombëtar, “Flaka e Janarit 2019” dhe shpresohet në mbështetjen edhe për këtë vit nga ana e Qeverisë së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2018 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) 

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet turneu kundër Korrupsion “Kosova Open 2018”. (Kino “Armata”,  ora 10:00)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës organizojnë tryezën "Roli i medias dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Instituti D4D organizon hapjen zyrtare të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. (Restorant Tartine Deli, Prishtinë, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet tryeza me temë "Lufta Kundër Korrupsionit në Ballkan. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Let's Do It organizon aksion pastrimi në Plemetin të Obiliqt në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën". (Plemetin, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qendra Tregtare "Plus Center “ organizon hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?. (Objekti i Qendrës Tregtare "Plus Center“ ne Ferizaj, ora 12:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë ngjarjen përmbyllëse të “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, ku do të jenë prezent Ambasadorët e Shteteve Anëtare të QUINT, BE dhe Koalicioni i OJQ-ve. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 15:00)

- Fondi për të Drejten Humanitare organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti Panda”. (Qendra e Dokumentimit në bibliotekën Hivzi Sulejmani, rruga “Sadik Bekteshi” nr 16, ora 16:30)

- Federata Kosovare e Atletikës organizon manifestimin sportiv të atletikës "Laureatët e vitit – Gala Athletics2018”. (Miracle Beni Dona, Zona Industriale, ora 18:30)

- Shfaqet drama jokonvencionale e Mark Ravenhill lidhur me dy vëllezër identikë të cilët ritakohen pasi që janë rritur ndarazi më Gjermaninë lindore dhe perëndimore. (Ambienti i fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, rruga e Muzeu Etnologjik, ora 20:00)