09 Korrik 2020

Gjilani e shënon në mënyrë të veçantë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Gjilan, 1 qershor - Komuna e Gjilanit ka shënuar sot më ndryshe Ditën Ndërkombëtare të të drejtave të Fëmijëve, ku nxënësit kanë ekspozuar punimet nga dritaret e shtëpive të tyre, që lidhen me këtë ngjarje.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazim Gagica së bashku me stafin dhe drejtorët e shkollave, kanë vizituaar fëmijët e disa lagjeve, për t’iu uruar këtë ditë dhe për t’i parë nga afër punimet e tyre.

Gagica theksoi se Gjilani është komuna e parë që po e realizon një aktivitet të kësaj natyre në nivel Republike.

“Me moton ‘Kam një festë në dritaren time’, fëmijët tanë prezantuan punimet e tyre nëpër shtëpitë e tyre. Jam i lumtur që vëmendja e intitucioneve edukativo-arsimore dhe komunale përqendrohet tek fëmijët, jo vetëm në festa, por edhe për të krijuar dhe garantuar një mjedis të lirë për fëmijët, të barabartë dhe pa dhunë. Shpresojmë shumë që nuk do të jenë të largëta ditët kur do të festojmë në rrethana normale”, ka deklaruar Gagica.

Ai ka njoftuar, gjithashtu, se sot fëmijët janë zgjuar me tinguj të muzikës, pasi gjithandej në ora 10:00, ka defiluar një kamionetë, e shoqëruar me tinguj muzikorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- OVL e UÇK-së mban protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)