21 Nëntor 2018

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, figurë e fuqishme që na lidh me Perëndimin

Prishtinë, 17 tetor - “Është ndjenjë e posaçme të ju pres sot, këtu për t’iu falënderuar për punën e veçantë që keni bërë në portretizimin e figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, përmes veprave që keni shkruar dhe keni koleksionuar. Puna juaj është nder i madh për shqiptarët”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim koleksionisten nga Londra e veprave të Skënderbeut, Patricia Nugee dhe një delegacion të shkencëtarëve nga Hungaria të kryesuar nga Pal Fodor, të cilët ishin pjesëmarrës në Konferencën e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në kuadër të vitit mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Grumbullimi i veprave për luftën dhe historinë e Skënderbeut është gjest për t’u përshëndetur dhe populli shqiptar do të jetë falënderues për këtë gjest”, tha Kryeministri Haradinaj, duke e falënderuar në veçanti Patricia Nugee, e cila ka mbledhur 37 libra kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, përgjatë periudhave të ndryshme, nga vende të ndryshme të Evropës, duke i blerë librat përmes financave vetanake për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun. 

Nga ana tjetër, zonja Nugee dhe delegacioni i shkencëtarëve nga Hungaria, falënderuan Kryeministrin Haradinaj për pritjen që ua bëri, duke thënë se Kosova është në rrugën e duhur dhe u shprehën mirënjohës për angazhimin konkret veçmas në fushën e Albanologjisë.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë Laszlo Markuzs dhe studiues nga Shqipëria dhe Kosova.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 nëntor 2018 - Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider nënshkruajnë Protokollin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë, ku me këtë rast konfirmohen zotimet e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla P-32, ora 9:30)

-  Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. (Objekti i Komunës së Vitisë, ora 9:30) 

- Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me International Finance Corporation lansojnë versionin e përditësuar të Regjistrit Qendror të Lejeve dhe Licencave. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:45) 

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative, rojeksionet buxhetore të Ministrisë së Punës si dhe zatimi i Ligjit për personat e dhunuar gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 302, ora 10:00)

- Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Civil Rights Defenders organizon Samitin e Romëve të Ballkanit Perëndimor 2018. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do ta vizitojë ndermarrjen "Horrikultura". (Objekti i Hortikulturës pranë brigades se zjarrfikësve në rrugën "Tahir Zajmi", ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e RepublikÑ‘s së KosovÑ‘s për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”,  Let’s Do It do të organizoj tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Gjilanit në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. (Restorant “Vali Ranch” në Gjilan, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, ish-UD Drejtorit të Departamentit të Aviacionit Civil, Ismail Berisha, Drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror Bahri Nuredini dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjën Arbëria, ora 11:00)

- Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Xhavit Ahmetit, në 22 vjetorin e vdekjes së tij. (Varrezat e Prishtinës, lagjja Arbëri, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu. (Objekti i Komunës së Podujevës, ora 11:30)

- Promovohet libri me titull "Roli i Drejtorisë së Arsimit në Reformimin e Shkollës dhe Arsimit në Klinë 1999-2017” i autores Suzan Gjergji. (Qendra e Kulturës” Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e përbashkët e përurimit të vënies në zbatim të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve në gjykatat dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës. (Objekti i Gjykatës Themelore të Ferizajt, ora 13:00)

- Bëhet promovimi i librit të historianit,Valon Jashari “Kryengritja Çlirimtare në Kosovë Lindore gjatë viteve 1999-2001". (Biblioteka Kombëtare ‘Pjetër Bogdani”,  ora 15:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Nën Presion - Fakte nga arkitektura socialiste në Shqipëri" nga Gjergj Islami dhe Denada Veizaj. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë, mbanë konferencë për media. (Objekti i çerdhës në Kodrën e Trimave, )