16 Prill 2024

Genta dhe Dafina i shpallin luftë të hapur njëra-tjetrës

Prishtinë, 1 Mars - Pas debatit që lindi në internet në lidhje me njërën nga këngët e fundit të Genta Ismajlit me titull “Game over”, e cila duket që i është kushtuar këngëtares Dafina Zeqirit, kjo e fundit nuk është e interesuar që të diskutojë në lidhje me këtë temë në asnjë nga intervistat e realizuara deri më tani.

Këngën, Genta e kishte realizuar në studio të Flori Mumajesit, në shoqëri të të cilit shihet ditëve të fundit. Që të dy këngëtarët po punojnë shumë, por bazuar në reagimin e fansave dhe angazhimin e koncerteve, duket që për Gentën këtë vit në Kosovë dhe diasporë ka filluar “zbehja” e popullaritetit, gjykuar nga numri i publikut.

Ashtu siç hyri Genta në estradë, me një vrull akoma më të madh është paraqitur edhe Dafina. Rivaliteti dhe xhelozia mes tyre kohëve të fundit është rritur aq shumë por asnjëra nuk e pranon të vërtetën, madje në prononcime janë shumë të kufizuara kur flasin.

 “Kam menduar të sjell muzikë të mirë në stilin tim dhe mendoj që kurrë mos të zhgënjej publikun tim”, thekson Dafina, pa dashur të komentojë këngën e Gentës. Burime të “Panorama plus”, prezent gjatë regjistrimit të programeve festive për Vitin e Ri në Kosovë, në kushte anonimiteti tregojnë se Genta me bashkëpunëtorët e saj i ka ofruar “duet” Dafina Zeqirit, për të treguar siç thuhet “miqësinë” mes tyre.

Por, Dafina as që kishte dashur të dëgjojë. Madje të afërm të Gentës të revoltuar nga ky gjest i Dafinës, nuk kanë kursyer “fjalët fyese” publikisht, siç ndodhi në një koncert të mbajtur në diasporë kohë më parë. Gjatë xhirimeve të programeve festive vërehej qartë se aty ku ishte e pranishme Genta, Dafina nuk ishte ftuar dhe e kundërta.

Në rastet ku patjetër qëllonin bashkë, Dafina me çdo kusht evitonte Gentën, dhe kjo gjë u vërejt madje shumë. Mjaftuan disa fotografi të realizuara gjatë netëve festive në një diskotekë në Zvicër, ku ishin të pranishme të dy këngëtaret dhe menjëherë dolën fjalët se Genta dhe Dafina janë “shoqe”, por këto foto ishin bërë me kërkesë të fansave që të jenë të dyja bashkë.

Po të njëjtat burime tregojnë se ka dy muaj që Genta i ka ofruar bashkëpunim Dafinës, ndërsa në  anën tjetër Genta luan në “lojën e sigurtë” duke “sabotuar” Dafinën në koncerte, me kushtin që Genta të jetë ylli i mbrëmjes. Këto burime brenda estradës kosovare tregojnë se Dafina as që do të dëgjojë për bashkëpunimin, pasi ndjehet e ofenduar nga kënga dhe nga propaganda që po i bëhet pas shpine.

Madje, flitet se ndarja me Milotin është një “trik” marketingu për të rikthyer popullaritetin nëpër media, derisa e vërteta flet ndryshe kur Genta dhe Miloti janë parë së bashku duke frekuentuar lokale të ndryshme në Tiranë. Që nga Viti i Ri, këto fjalë qarkullojnë nëpër estradën kosovare, sepse këtë vit Genta bëri të pamundurën që të tejkalojë Dafinën në vallëzim por pa sukses, sepse klikimet në internet për videon ku ka vallëzuar Genta janë shumë më të ulëta se sa tek Dafina Zeqiri. Si duket, dueti do të mbetet vetëm një ëndër e parealizuar!!!     

/panarama/  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)