19 Mars 2024

Galeria Qahili sjell ekspozitën "20" të Mentor Avdilit

Prishtinë, 18 tetor - Galeria Qahili organizon sot hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit.

Kjo është ekspozita e parë personale, dhe me të cilën përfundon studimet postdiplomike - Master.

"... Mentori na shfaqet përmes disa fazave kërkimore ne te cilat dominojne elemente të cilat edhe më tej mbeten subjekte kryesore të fabulës intime."

"Dhe pikërisht në imazhet e ndërdijëshme, intime dhe simbolike, në përfytyrimet somnabule, realizohet e bukura, harmonia e ngjyrave, uniteti i trajtave, koherenca e formave dhe përmbajtjes."

"Gjithashtu, element vital i piktures së Mentorit është edhe porosia,me imazhe dhe simbolikë autoktone." - shkëputur nga koncepti i ekspozitës.

Mentor Avdili merret me art nga viti 2000, por, në mënyrë profesionale ka filluar që nga viti 2005.

Ekspozita do të jetë e hapur nga 18 tetor deri me 31 tetor 2019.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)