04 Korrik 2020

Galeria e Ministrisë së Kulturës sjellë ekspozitën “Post-Avangarda Lindore”

Prishtinë, 17 tetor - Në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, sot, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës hapet ekspozita kolektive/kuratoriale e titulluar “Post-Avangarda Lindore”.

Nën organizimin kuratorial të kritikes së mirënjohur të artit, Suzana Varvarica Kuka, autorët e kësaj ekspozite të përbashkët janë Adrian Çene, Albana Shoshi dhe Brikena Bërdo.

Përmes një emërtimi të tillë të ekspozitës, kuratorja Varvarica-Kuka, synon të "provokoj" botën artistike shqiptare dhe jo vetëm, nëse arti i vendeve të ish-Bllokut të Lindjes (ku dikur bënin pjesë Kosova e Shqipëria) arrinë që t'i bëjë ballë estetikisht artit të vendeve perëndimore.

Duke i bërë bashkë tre artistë të shquar nga Shqipëria, kuratorja Varvarica-Kuka synon gjithashtu të ndërthurë dhe ballafaqoj në njohje dhe komunikim, artin pamor të krijuesve shqiptar nga të dy anët e kufirit administrativ Kosovë-Shqipëri.

Tre artistë, tri forma, tre preokupime vetjake dhe piktura janë bërë bashkë në ekspozitën "Post-Avangarda Lindore", e cila ka si mision t`i vlerësojë artistët shqiptarë, që tentojnë të mbajnë në ritëm zhvillimin e shoqërisë e kulturës shqiptare në shek. XXI.

Qëllimi i saj është të ndërthurë në njohje dhe komunikim kulturën pamore të artistëve nga Shqipëria me kulturën pamore të artistëve të Kosovës. Krijimtaria e kësaj ekspozite e pasuron gjuhën e botës krijuese të artistëve shqiptarë të sistemit dhe historisë ndërkombëtare të artit.

Post-avangarda…, ky term ndjellës, i bënë bashkë tre artistët e rinj shqiptarë, të cilët aplikojnë gjestin e pikturimit mbi telajo, sjellin natyrshmërinë e krijimit vetjak, mbi të cilin aspirojnë profesionalizëm dhe dëshirë, si dhe i kushtëzohen trajtesave të njohura dhe praktikave të sprovuara të artistëve ndërkombëtarë, që u shfaqën nga mesi i shek. XIX e vijojnë deri në kohën tonë.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 10 nëntor 2019.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)