19 Prill 2024

‘Galaktika e Andromedës’ i More Raçës fiton çmimin Glocal in Progres

Prishtinë, 26 shtator - Filmi debutues i More Raçës Galaktika e Andromedës fiton çmimin Glocal in Pogress në kuadër të festivalit ndërkombëtar të San Sebastianit në Spanjë.

Filmi Galaktika e Andromedës ka për subjekt Shpëtimin, një baba të vetëm, mbi të cilin rëndojnë problemet sociale dhe dilema të mbetet apo jo kujdestar i vajzës së tij.

Me rastin e marrje së çmimit regjisorja u shpreh: "Filmi është prit jashtëzakonisht mire nga producentet dhe kompanite me prestigjose të filmit. Jemi shumë të keënaqur nga kjo pjesëmarrje, është një konfirmim i madh për vlerën e filmit dhe rrugëtimin e suksesshëm në festivale."

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena me producent Sunaj Raçën, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)