22 Korrik 2019

“Fusha e mëllenjave” – Premierë kombëtare në natën e hapjes në PriFest

Prishtinë, 17 qershor - Filmi debutues i regjisores Arzana Kraja “Fusha e mëllenjave” do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFest, në natën solemne të datës 16 korrik në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Shtëpia filmike Circle Production ka vendosur që rrugëtimin e filmit, shfaqjen e parë publike, si premierë kombëtare jashtë programit konkurrues, ta fillojë në Kosovë duke e dhënë atë para publikut Kosovarë në PriFest.

Vjosa Berisha, kryesuese e festivalit shprehet e kënaqur me faktin se PriFest do të sjell përsëri një prodhim Kosovar në natën solemne të hapjes “ – Nata e hapjes së festivalit është mbrëmje e veçantë e festës dhe shënon një fillim të një jave përplot aktivitete të industrisë së filmit, premiera filmash nga mbarë bota dhe sjell shumë mysafirë të huaj në kryeqytet, andaj ne na gëzon fakti që këtë mbrëmje mund ta bëjmë edhe më të veçante kur kemi prodhim vendor për të shfaqur.

Fusha e mëllenjave do të shfaqet si projeksion special jashtë konkurrencës zyrtare. Ekipi I filmit me aktorë, regjisor, producent dhe anëtarë të tjerë të produksionit do të jenë prezent në natën e hapjes për të prezantuar punën e tyre, dhe kjo I jep edhe vet hapjes së festivalit një karakter më festiv. Filmi do të shfaqet në dy salla njëkohësisht, me distancë kohore prej 45 minutash.

Arsyeja pse e bëjmë këtë është sepse hapësira në teatër është e limituar kurse interesimi për të qenë në hapje të festivalit gjithmonë ka qenë shumë I madh. PriFest pothuajse cdo vit ka bërë një gjë të tillë duke e organizuar hapjen e festivalit në dy hapësira në mënyrë që të ofrojë më shumë mundësi për pjesëmarrje të atyre që duan të jenë prezent.”

Arzana Kraja, regjisore e filmit shprehet e lumtur për faktin që filmi do të prezantohet para publikut vendor: “- Çfarë i ndodh një idealisti të zhgënjyer? Çfarë ndodh kur ai tradhtohet nga njerëzit që u besonte? Filmi është rrugëtim i një idealisti, i cili kthehet pas një kohe të gjatë për të zbuluar të vërtetën, por përfundon edhe më i hutuar."

"Jam e lumtur që filmi së pari do të shfaqet para audiencës vendore në hapjen e PriFest, pasiqë rrëfimi ka të bëjë me historinë e tri dekadave të fundit të Kosovës. Besoj që secili prej tyre do të mund të gjejë diçka edhe nga historia e tyre personale.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 korrik 2019 - Oda Ekonomike e Kosovësdo të mbajë kon ferencën e rradhës për media lidhur me informimin e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë publikut për tema të rëndësishme që prekin komunitetin biznesor. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Çiklizmit të Kosovës mban konferencë për media për të informuar për garën ndërkombëtare te Rrethit të Kosovës në Çiklizëm e cila këtë vit është edhe garë poentuese sipas kritereve të UCI-t për çiklistët pjesëmarrës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren, organizon konferencë për media lidhur me çështjen “Abi Çarshia”. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker pn., ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mblidhet për tëe diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për Senatorin Bob Dole. (Rruga “Bob Dole”, Lagjja Dardania, Prishtinë, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit mban konferencë për shtyp, lidhur me reagimet e fundit për rastin "Abi Çarshia". (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 15:30)
 
- Me rastin e gjobes së shqiptuar ndaj qytetarës së Prishtinës Aida Gashi për të qeshurat e saj, grupi 'Të Qeshim së Bashku' organizon një protest qesharake, me moto 'të qeshim me zë të lart, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona'. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 23:30)