09 Korrik 2020

Filmi ‘Zana’ përfaqëson Evropën në Festivalin ndërkombëtar në Austriali

Prishtinë, 27 maj - Festivali i Filmit në Sindei (SFF) dhe European Film Promotion (EFP) kanë përzgjedhur filmin ‘Zana’ nga Antoneta Kastrati si njërin ndër dhjetë filmat evropian nga regjisore femra që do të shfaqen në kuadër të programit ‘Europe! Voices of Women in Film’.

Ky program është krijuar nga European Film Promotion (EFP) dhe Festivalit të Filmi ne Sidnei (SFF).

Ky është viti i pestë i këtij programi të cilit në këtë edicionit dixhital të festivalit do ti kushtohet vëmendje e veçantë. Filmat e përzgjedhur evropian në këtë këtë program do të shfaqen bashkë me filmat më të ri australian në kuadër të edicionit të 67-të të filmit në Sidnei.

“Së pari, është nder i madh me qenë pjesë e programit të veçantë EUROPE! VOICES OF WOMEN IN FILM, i cili përfaqëson zëra të ri të grave regjisore nga Evropa në Sydney Film Festival. Veqanërisht më gëzon faktin që Kosova për herë të dytë përfaqësohet në këtë program. Kjo dëshmon që filmat nga Kosova vazhdojnë rrugën e suksesit në skenën ndërkombëtare.

E dyta, duke marrë parasysh kohën e veshtirë në të cilën gjendemi për shkak të Pandemisë dhe anulimeve të festivaleve dhe shfaqjeve në kinema, jam shume falenderuese që Sydney film Festival dhe European film Promotion kanë gjetë mënyrën me vazhdu mbështetjen për filmat dhe artin edhe pse në një formë tjetër, online” u shpreh Antoneta Kastrati regjisorja e filmit ‘Zana.

Edicioni virtual i festivalit dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahen nga data 10 deri me 21 qershor 2020. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- OVL e UÇK-së mban protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)