19 Prill 2024

Filmi "Nëntor i Ftohtë" i Ismet Sijarinës Premierë Botërore në San Sebastian

Prishtinë, 12 korrik - Premiera botërore për filmin artistik të regjisorit Ismet Sijarinës "Nëntor i Ftohtë" do të mbahët në edicionin e 66-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit.

Ky është filmi i parë nga Kosova në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit, një festival ndërkombëtar tejet i rëndësishëm dhe i kategorisë A, ku do të jetë pjesë e konkurencës zyrtar në Seksionin e Regjisorëve të Ri.

“Ky është një zhvillim i madh për kinematografinë e Kosovës dhe pasqyron një trend të sukseseve në rritje për industrinë e filmit në Kosovë”, u shpreh drejtori i QKK-së Arben Zharku.

Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillimviteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

“Secili njeri, pa marr parasysh rolin dhe ndikimin e ti në shoqëri, ka nje rrëfim për ta thënë.

Ka shumë rrëfime të tilla që mbesin të pathëna, ngase konsiderohen poaq të parëndësishme sa edhe përjetuesit e tyre. “Nëntor i ftohtë”, është një nga keto rrëfime që nuk do duhej të thuhej! Ky film sjell një histori familjare, 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)