28 Mars 2024

Filmi 'Në mes' shkëlqen me premierë në Berlinale

Prishtinë, 13 shkurt - Filmi me regji nga Samir Karahoda që e solli Kosovë në Berlinale u prit jashtzakonisht mirë nga publiku i Berlinales, ku para të pranishmëve u paraqit e gjithë ekipa e filmit.

“Është një arritje e madhe për kinematografinë e Kosovës” u shpreh Ministri i Kulturës Kujtim Gashi i cili ishte i pranishëm në premierë bashkë me ambasadorin Beqë Cufaj dhe sekretarin e MKRS-së Veton Firzi.

Filmi trajton dy tema paralelisht: fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njejta dhe migrimin e cila veçmas theksohet nëpër këto familje.

Nëpërmjet personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes; kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje.

Filmi është prodhim i SK Pictures, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me producent Eroll Bilibani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)