18 Tetor 2018

Filmi “Martesa” nga Blerta Zeqiri në Sydney Film Festival

Prishtinë, 17 maj - Edicioni i 65-të i festivalit të filmit ne Sidnei “Sydney Film Festival” (6-17 Korrik), në parneritet me “European Film Promotion” dhe “Screen International” shpalli këtë javë “Europe! Voices of Women in Film”: një program i 10 filmave të ri nga regjisoret e suksesshme të Evropës, një prej të cilëve do të jetë filmi “Martesa” nga regjisorja kosovare Blerta Zeqiri.

Festivali do të këtë edhe tetë mysafire filmbërëse të kontinentit të cilat do t’i prezantojnë filmat e tyre dhe do të marrin pjesë në një diskutim publik rreth hendekut gjinorë në industrinë e filmit.

Krahas filmit të Zeqirit, do të jenë edhe Emily Atef me “3 DAYS IN QUIBÉRON” nga Gjermania, Isabella Eklöf me “HOLIDAY” nga Danimarka, Nanouk Leopold me “COBAIN” nga Holanda, Fanni Metelius me “THE HEART” nga Suedia, Katharina Mückstein me “L`ANIMALE” nga Austria, Sinéad O`Shea me “A MOTHER BRINGS HER SON TO BE SHOT” nga Irlanda, Virpi Suutari me “ENTREPRENEUR” nga Finlanda, Jagoda Szelc me “TOWER. A BRIGHT DAY” nga Polonia dhe Ana Urushadze me “SCARY MOTHER”nga Gjeorgjia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2018  - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta dekoroj znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00) 

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” organizon konferencën nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të mbajë konferencë, e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë salla P38, ora 10:00)

- Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në Komunën e Obiliqit. (Obiliq, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrin pjesë në shënimin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano - Kosovare. (Hotel Emerald, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në "Javën me bizneset e diasporës". (Hoteli Emerald, ora 11:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do prezantojë analizën e publikimit shkencor të profesorëve në Universitetin e Prishtinës për vitin 2018. (Dit e Nat, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvnedosjes, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në organizimin për nder të Ditës së Mysafirëve të Nderuar - Ushtrimi Shpata e Argjendt. (Film City në Prishtinë, ora 14:00)

- Hapet ekspozita e Çmimit Muslim Mulliqi e cila do të mbledh së bashku si artistët Kosovar ashtu edhe ata ndërkombëtar. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

- OSBE dhe Ambasada Italiane organizojnë trajnim të avancuar kundër korrupsionit për agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë. (Ambasada italiane në Prishtinë, ora 16:00)