24 Prill 2024

Filmi i Jennifer Lopez pa mesazh

SHBA, 23 prill -  Jennifer Lopez thotë se filmi i saj i ri "The Back-Up Plan" nuk ka kurrfarë mesazhi.

Këngëtarja dhe aktorja 40-vjeçare thotë se "The Back-Up Plan", që flet për një vajzë e cila mbetet shtatzënë në mënyrë artificiale në të njëjtën ditë që e gjen dashurinë e jetës së saj, thotë se filmi është një komedi romantike që prek çështjet e kohës dhe ku secili mund ta gjejë veten.

"Nuk është një film me mesazh. Është një komedi romantike. Merret me çështjet moderne, siç është dashuria. Kur e kam lexuar, ka qenë një gjë që më ka pëlqyer, ka pasur një zë shumë modern. Më është dukur një film i kohës", ka thënë aktorja.

Filmi "The Back-Up Plan" do të fillojë të jepet nëpër kinema që nga 7 maji.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)