17 Tetor 2019

Filmi i animuar “Away” shfaqet në Anibar

Pejë, 6 korrik - “Away” është njëri nga tre filmat e animuar të metrazhit të gjatë që vijnë për herë të parë në Kosovë, përmes ekranit të Kinemasë “Jusuf Gërvalla”, në kuadër të edicionit të dhjetë të festivalit të animacionit Anibar, që mbahet nga data 15 deri më 21 korrik në Pëjë.

“Away” do të shfaqet në ditën e katërt të festivalit  Anibar, përkatësisht me datën 18 Korrik nga ora 16:00 në Kinemanë “Jusuf Gervalla”.

Ky film, së bashku me filmin “The Tower” të regjisorit Norvegjez Mats Grorud dhe “Ruben Brendt, Colector” të regjisorit nga Sllovenia Milorad Krstic, garon për filmin më të mirë të animuar të metrazhit të gjatë ndërkombëtarë.

Filmi “Away”, është një histori klasike e rikthimit në shtëpi, duke përcjell aventurat e një djali në një motor, duke tejkaluar barriera të ndryshme fizike dhe metafizike me ndihmën e mikut të tij të vogël.

Me pamjet mbresëlënëse të skenave të animuara që paraqiten në rrugëtimin e djaloshit,  pyjet, shkretëtira, shpella apo peisazhet detare, sjellin ndjesi mahnitëse gjatë shikimit të filmit.

Regjisori dhe animatori Gints Zilbalodis edhe pse vetëm 25 vjeçar është shumë i suksesshëm dhe me përvojë në realizimit e filmave të animuar, magjepsja e tij me filmat filloi që në moshë të re, filma klasikë dhe ata të shkurtë kishin ndikim në formësimin e tij.

Ai ka realizuar shtatë filma të animuar në media të ndryshme duke përfshirë animacion me vizatime, animacion 3D dhe live-action animacion, shpesh duke përzier me karakteristikat e tyre. Dy filmat e tij që i kanë sjellë veçanërisht shumë vëmendje nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare janë: “Priorites” dhe “Inaudible”.

“Away”, është një projekt të cilin regjisori ka arritur të realizojë i vetëm, duke filluar nga regjia, skenari, animacioni, madje edhe për muzikën e filmit dhe gjithçka tjetër në të, është përkujdesur vet Zilbalodis.

Arsyeja kryesore që e ka shtyrë të ndërmarrë një hap të tillë, jo pak të guximshëm dhe sfidues, sipas regjisorit është "dëshira të mësonte të gjitha aftësitë e kërkuara në krijimin e filmave”, kështu që sa herë të ketë mundësi për të bërë një film me një ekip më të madh, “do të kuptonte më të mirë rolin e gjithsecilit”.

Premiera botërore e filmit u shfaq në “Animafest Zagreb 2019”, ndërsa menjëherë më pas u shfaq edhe në “Annecy Animation Festival”, të Francës ku është shpërblyer me çmimin Contrechamp (2019).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Lartmadhërinë e saj, Sophie, Konteshën e Wessexit. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Prokurori i Shtetit do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III, salla e takimeve të Këshillit Prokurorial, ora 11:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)