15 Shtator 2019

Fillon turneu i takimeve me të rinjtë nëpër Kosovë

Prishtinë, 20 qershor - Nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka filluar turneu i takimeve me të rinjtë nëpër tërë Kosovën, me moton “Rinia është shpresë për vendin”.

Ky turne filloi në takimin me të rinjtë në Shtime, ku mori pjesë edhe Ministri Kujtim Gashi.

Më këtë rast,  ministri Gashi tha se “filluam turneun e takimeve me të rinjtë tanë, për t’i konsultuar ata për të gjitha programet dhe projektet rinore, por edhe për tema të tjera që na preokupojnë si shoqëri, duke filluar nga shkollimi, punësimi, luftimi i dukurive negative, roli në vendimmarrje e deri tek arsyet e largimit të të rinjve nga vendi ynë”.

Tutje ministri Gashi tha se “Ishte pajtim i përbashkët se themelimi i Fondit Rinor ka ndikuar dukshëm në mbështetjen e të rinjve dhe organizatave rinore të cilat kanë përfituar në fushat e pjesëmarrjes, edukimit, shëndetit, sigurisë njerëzore, punësimit, sportit, kulturës dhe rekreacionit”.

Ai shtoi se duke shfrytëzuar Fondin Rinor si program i veçantë, i themeluar për t'i mbështetur të rinjtë tanë, përfitimet do të jenë në rend të parë të ta. Ai i inkurajoi ata të punojnë dhe të angazhohen sa më shumë, e në këtë mënyrë suksesi nuk do t’iu mungojë asnjëherë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 shtator 2019 - Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe banorët e fshatit Gjonaj, në Prizren. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj. ora 16:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me strukturat dhe banorët e fshatit Korishë, në Prizren. (Restoran “Blerta” në Korishë. ora 17:30)

- Mbahet nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës”. (Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 18:00)

- Shfaqet filmi lidhur me Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm i Kosovës dhe Javën e Diplomacisë së Klimës konferenca ndërkombëtare të nivelit të lartë që shqyrtojnë sfidat kryesore mjedisore të Kosovës, do të organizohen për herë të dytë në Kosovë. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet takohet me rininë e Prizrenit. (Te Shatërvani, ora 19:00)