23 Prill 2024

Fillon ‘Java e Dizajnerëve’ në Teshavesha në Ferizaj

Prishtinë, 26 dhjetor - Lia Stublla, Albina Dyla, Minna Fashion, Kaonë Duriqi dhe Yllka Brada, kretatorët të cilët me anë të dhurimit të kreacioneve të tyre po bëjnë të mundur ‘Javën e Dizajnerëve’ këtë fundvit.

Dyqani i bamirësisë ‘Teshavesha’, program në kuadër të fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’, organizon ‘Javën e Dizajnerëve’ në Teshavesha në Ferizaj nga data 26 Dhjetor deri më 29 Dhjetor.

Për herë të pestë radhazi, dizajnerët Kosovarë mblidhen për të dhënë kontributin e tyre për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në vend përmes dhurimit të kreacioneve të tyre për ‘Javën e Dizajnerëve’.

Pas ekspozimit të kreacioneve të dizajnerëve në Teshavesha në Ferizaj, këto donacione do të janë në shitje me çmime më të lira për klientët e interesuar.

Fondet nga shitjet e kreacioneve do të financojnë furnizimin e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Pediatrisë me medikamente, do të ndihmojnë hapjen dhe zhvillimin e ‘Klasave për Nëna’, si dhe do të ndihmojnë në zhvillimine transportit neonatal në vend.

Teshavesha është ndërmarrje shoqërore e themeluar nga fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ që nga Qershori i 2016-ës, ku tashmë operon me dy dyqane në qytetin e Prishtinës dhe në një dyqan në Ferizaj, falë partnerëve dhe klientëve besnik.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)