22 Tetor 2019

Fillon Fushata ‘Ushqehu, shijo dhe ndihmo me Buka dhe Schaarf’

Prishtinë, 16 shtator - Sot fillon fushata për shpëtimin e jetëve të fëmijëve dhe nënave e organizuar nga Meridian Express me Action for Mothers and Children.

Fushata fillon sot dhe do zgjasë 1 muaj, deri më 15 Tetor 2019. Ky është viti i dytë me radhë ku Meridian Express po organizon këtë fushatë me qëllim për ngritje të fondeve për fondacionin humanitar AMC.

Fushata ka për bazë produktet e  brendit  Schärf dhe senduiçët e ngrohtë të BUKA Bakery, ku për çdo kafe/çaj ose senduiç që do të porositet nga konsumatori, 10% e vlerës  do të dhurohet në ndihmë të nënave dhe fëmijeve.

Me anë të fondeve të cilat do të ngriten përmes kësaj fushate, AMC do të financojë programet shëndetësore sic janë: furnizimimi me medikamentin jetë-shpëtues për foshnje Surfaktant si dhe zhvillimin e Qendrave Informuese ‘Klasat për Nëna’.

Vendet ku mund të shijoni produktet e Schärf dhe të BUKA Bakery dhe të ndihmoni misionin tonë janë lokalet e Meridian Express, në : Rr. Eqrem Rexha- Arbëri (afër Komunës së re), Pjata- Prishtinë, Rr. Nazim Gafurri, ( rrugës për Gërmi), Lagjia Marigona Residence, Lagjia Qëndresa -Vetërnik, Rr. William Walker, Prizren.

AMC falenderon Meridian Express për bashkëpunimin si dhe komunitetin që  e bën të mundur suksesin e fushatës duke vizituar pikat e Meridian Express dhe duke konsumuar këto produkte. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 tetor 2019 - Me rastin e 30 vjetorit të rënies së komunizmit, Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez do të organizojë konferencën shkencore ndërkombëtare me titull '30-vjetori i rënies së sistemit komunist'. (Hoteli Sirius, ora 9:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit mbahet dita e dytë e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë per koordinimin ndërinstitucional në trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore si dhe sfidat në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike pranë misionit të USAID-it në Kosovë, Matthew Cullinane, do të flasë në hapjen e Konventës së tretë vjetore të Industrisë së Veshmbathjeve në Kosovë. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të Fakulteteve të UP-së “Hasan Prishtina” në Prishtinë, do të protestojnë para Rektoratit të UP-së. (Para Rektorati, ora 10:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do të mbahet Panairi i Sportit me të gjitha klubet sportive të qytetit të Mitrovicës. (Sheshi “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Dega e Alternatives në Gjakovë mban konferencë për media. (Zyrët e Alternativës në Çarshinë e Jupave në Gjakovë, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit “Gjinekologjia me obstetrikë  për infermieri dhe mami” me autore Prof. dr. Myrvete Paçarada dhe bashkautorë  Ass. dr. Vlora Ademi Ibishi dhe Ass. dr. Nyltene Kongjeli. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Më rastin e Ditës Boterore të Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë 'Cilat duhet të jenë prioritete e qeverisë së re në sektorin e energjisë në Kosovë?  - Rekomandime dhe propozime nga shoqëria civile'. (Zyrët e Resource Center (Lagjja Pejton, Rr. Pashko Vasa, nr. 1, përballë Hotel Royal, ora 13:00)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 173-të. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

- ETEA organizon premierën e shfaqjes “Muret Flasin” që i dedikohet përkujtimit të organizimit të arsimit paralel gjatë viteve të '90-ta. (Shtëpia - shkollë “Sami Frashëri” e familjes Aliu - Hertica, ora 20:00)