14 Dhjetor 2018

Fillon festivali i parë ndërkombëtar i muzikës në Prishtinë

Prishtinë, 10 gusht - Festivali i parë ndërkombëtar i muzikës që do të mbahet në Prishtinë sot nesër dhe pasneser, ka krijuar interesim të jashtëzakonshëm tek audiencat nga shtatë kontinente të botës.

Një hartë nga vizitat e faqes së Sunny Hill Festival e shfaq audiencën ndërkombëtare prej nga vijnë vizitat dhe trafiku në faqen e festivalit, e që sipas pamjeve në foto i bie që interesimi vjen nga shumica e vendeve të botës.

Interesim të jashtëzakonshëm për pjesëmarrje në festival nuk ka pasur vetëm nga fansat e muzikës së Dua Lipës, Action Bronson, Gashit apo Martin Garrix, meqë sipas përfaqësuesve të Sunny Hill Festival, interesim të madh ka pasur edhe nga shumë artistë të huaj të cilët kanë kërkuar që atyre t’i bëhet një vend për të pertformuar në festivalin e madh të muzikës që do të ndodhë në Prishtinë.

“Ne kemi pranuar me dhjetëra kërkesa nga artistë amerikan të muzikës rap dhe hip hop, nga DJ të shumtë që vijnë nga Irlanda, Italia, Anglia dhe shumë e shumë vende të tjera të botës. Mirëpo, ne tashmë i kemi mbi 40 artistë që do të performojnë në festival, dhe nuk kemi pasur mundësi që të kemi aq shumë artistë, aq sa ka pasur kërkesë për të ardhur në Prishtinë”

Përveç artistëve të huaj që kanë bërë plane të vijnë në Prishtinë, interesim të njëjtë kanë edhe mediat e ndryshme ndërkombëtare të cilët duan ta përcjellin festivalin nga afër dhe të raportojnë drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes.

“Ne tashmë kemi nisë akreditimin e shumë mediave për Sunny Hill Festival. Kemi shumicën e mediave kosovare, dhjetëra media të rajonit, por edhe mediume të huaja të cilat do të jenë gjatë gjithë festivalit në Prishtinë. Është arritje e jashtëzakonshme për një festival i cili është vetëm në edicionin e parë të tij. Është interesim përtej secilës pritje që ne kemi pasur në fillim”

Përveç Dua Lipës, Action Bronson, Martin Garrix, Stanaj dhe Gashit, në Sunny Hill Festival do të performojnë edhe Col3trane, Grace Carter, SG Lewis, Bondax, si dhe artistët më të mirë të skenës si Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Oda, Jericho, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Dren Abazi, Gipsy Groove, Offchestra, Gamblemania, Kachinari, MTNJ, Alban Muja, Oda Haliti, Secret 47, Rrrron, Ylli Megi, Gon & Sonik, Kidda, Art Haliti dhe shumë e shumë emra të tjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2018 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet turneu kundër Korrupsion “Kosova Open 2018”. (Kino “Armata”,  ora 10:00)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës organizojnë tryezën "Roli i medias dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Instituti D4D organizon hapjen zyrtare të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. (Restorant Tartine Deli, Prishtinë, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet tryeza me temë "Lufta Kundër Korrupsionit në Ballkan. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të shtëpisë për familjen skamnore në fshatin Livoç. (Fshati Livoç, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Let's Do It organizon aksion pastrimi në Plemetin të Obiliqt në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën". (Plemetin, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe vazhdon më pas për homazhe te varri i Ahmet Krasniqit. (Velani, ora 11:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qendra Tregtare "Plus Center “ organizon hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?. (Objekti i Qendrës Tregtare "Plus Center“ ne Ferizaj, ora 12:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë ngjarjen përmbyllëse të “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, ku do të jenë prezent Ambasadorët e Shteteve Anëtare të QUINT, BE dhe Koalicioni i OJQ-ve. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Heroit Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 16:00)

- Fondi për të Drejten Humanitare organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti Panda”. (Qendra e Dokumentimit në bibliotekën Hivzi Sulejmani, rruga “Sadik Bekteshi” nr 16, ora 16:30)

- Federata Kosovare e Atletikës organizon manifestimin sportiv të atletikës "Laureatët e vitit – Gala Athletics2018”. (Miracle Beni Dona, Zona Industriale, ora 18:30)

- Shfaqet drama jokonvencionale e Mark Ravenhill lidhur me dy vëllezër identikë të cilët ritakohen pasi që janë rritur ndarazi më Gjermaninë lindore dhe perëndimore. (Ambienti i fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, rruga e Muzeu Etnologjik, ora 20:00)