23 Shkurt 2020

Festivali “Talia e Flakës 2020” sjell shfaqjet më të mira nga Kosova

Gjilan, 21 janar - Nesër nis edicioni i jashtëzakonshëm i Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ngjarje e madhe kulturore kjo që mbahet në kuadër të manifestimit më unik mbarëkombëtar kulturor “Flaka e Janarit 2020”.

Siç thekson Erson Zymberi, drejtor i Teatrit të Gjilanit, i cili njëherit është edhe anëtar i Bordit të Manifestimit, nga data 22 deri më 26 janar, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova.

Ai thekson se  Festivali ka karakter garues dhe është festivali i vetëm teatror mbarëkombëtar, i cili është i profilizuar, në kuptimin që vetëm teatrot, të cilët për gjatë një viti, kanë prodhuar shfaqje me tekste a drama të autorëve shqiptarë, mund të marrin pjesë dhe të përfaqësojnë vendet e tyre.

Sipas tij, kjo e bën Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe të vetmin festival teatror, i cili ndihmon në zhvillimin e dramës e dramaturgjisë shqipe. Kësisoj, publiku, i cili për çdo vjet, tradicionalisht tashmë, përcjellë me kërshëri e dashuri çdo shfaqje të teatrove mbarëkombëtare, do të ketë mundësinë të shoh shfaqje fantastike nga data 22 – 26 janar 2020.

E veçantë e këtij festivali do të jetë Flaka esPRESSo dhe Flaka INTERAKTIVE, që janë dy programet e veçanta të cilat vijnë në kuadër të këtij festivali.

Zymberi sqaron se Flaka Interaktive është program / platformë, në kuadër të Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe "Talia e Flakës 2020" e krijuar për të siguruar një hapësirë diskutimesh rreth çështjeve të kulturës me njerëz që vijnë nga përvoja e fusha të ndryshme. Zana Hoxha, Vullnet Sanaja dhe Armend Ukshini janë pjesë e panelit diskutues sivjet.

Flaka esPRESSo është program, i cili ka për qëllim takimin mes artistëve, miqve, mysafirëve e mediave të festivalit, ku për 5 ditë rresht do të diskutohen e analizohen të gjitha shfaqjet pjesëmarrëse dhe po ashtu do të disktuohet edhe rrjedha e festivalit.

Shfaqja “a.y.l.a.n” nga Jeton Neziraj, regjia: Blerta Neziraj do të përfaqësojë Teatrin e Qytetit të Gjilanit në edicionin e 29-të të Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe ”Talia e Flakës 2020”.

Në natën e parë, më 22 janar do të jepet shfaqja “Bryma e vdekjes” me autor Milazim Krasniqi e në regji të Burbuqe Berishës, ku do të luajnë aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në natën e dytë do të jepet shfaqja “Shkamat” me tekst dhe me regji të Fadil Hysajt me aktor të teatrit Etnofest, kurse në mbrëmjen vijuese do të jepet shfaqja “Gravitet” me autor Lirak Çelaj e regjisor Florent Mehmeti, kurse në këtë shfaqje do të paraqiten aktorët e Teatrit Oda.

Nata e parafundit është e rezervuar për shfaqjen “Trenat”, autor i së cilës është Haqif Mulliqi, regjisore Zanë Duraku, kurse do të paraqiten aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Vendasit, Teatri i Gjilanit, do të paraqiten në natën e fundit me shfaqjen “a.y.l.a.n” me tekst të Jeton Neziraj e me  regji të Blerta Rrustemi Neziraj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)