17 Shtator 2019

Festivali Prishtina Lexon vjen me shumë aktivitete për grupmosha të ndryshme

Prishtinë, 3 qershor - Ky është viti 5-të me radhë që organizohet festivali Prishtina Lexon përmes së cilit synohet nxitja e kulturës së leximit dhe ndërgjegjësimi social rreth rëndësisë që ka libri në fuqizimin intelektual të individit.

Manifestimi 20/20 shënon 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës dhe nën ombrellën e tij do të përfshihen shumë organizime, ndër të tjera edhe festivali Prishtina Lexon në kuadër të të cilit do të spikasin leximi, teatri, filmi dhe performanca tjera artistike, që krahas karakterit edukativ, mëtojnë të kenë edhe atë socializues dhe argëtues.
 
Ngjashëm si në vitin e kaluar, për organizimin e festivalit Prishtina Lexon prap janë bërë bashkë institucione dhe organizata joqeveritare, përkatësisht Komuna e Prishtinës, ETEA, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Termokiss, Libraria Dukagjini, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Aleanca Franceze, Social Creativity, Kino Armata dhe Virtual Sophists, si dhe institucionet edukativo-arsimore të zonave urbane dhe rurale. 

Si rrjedhoje e këtij bashkepunimi të gjerë, Prishtina Lexon këtë vit organizohet gjatë gjithë ditës me aktivitete të shumta, por me e veçanta është se këtë vit aktivitetet i dedikohen fëmijeve, të rinjve dhe të rriturve, duke potencuar idenë e përbashkët se libri i përket të gjitha grupmoshave. 

Gjithçka fillon me aktivitete për fëmijë që nga ora 10:00 me këndet e leximit dhe program artistik të fëmijëve në Sheshin “Zahir Pajaziti”, aktivitete këto që do të zgjasin deri në ora 16:00, me ç’rast do të shpallen edhe lexuesit e vitit të Komunës së Prishtinës.

 Nga ora 16:00 fillojnë aktivitetet për të rritur të lokalizuara në Kino Armata, ku qytetarët do të kenë rastin të percjellin film, teatër dhe slam poetry.

Ndërsa në fund, duke filluar nga ora 21:00, në amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti” gjithçka përmbyllet me Book Character Party ku të gjithë të maskuar si shkrimtarët apo personazhet e preferuara do të argëtohemi me tingujt e muzikës së DJ Blerta Kosova, Jimmy Band dhe Elsa Rraqi.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shtator 2019 - Mbahet dita e dytë e  konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Energjia për tv ardhmen'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komuna e Gjilanit bën homazhe në 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e nëntë te rregullt te Komiteti për Politik dhe Financa. (Rahovec, ora 10:00) 

- Me rastin e vdekjes së veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe do të mbahet mbledhje komemorative për të kujtuar veprimtarin e pasur të së ndjerit si: dramaturg, gazetar, poet dhe arsimtar të gjuhës rome. (Shtepia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 11:00)

-  Lëvizja Fol organizon diskutimin e radhës në kuadër të Forumit Fol Hapur me kandidatin e Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti. (Zyrat e Lëvizjes FOL,  ora 11:00)

- Ambasada Hungareze në Prishtinë bën prezantimin e programit për Javët e Kulturës Hungareze, të shoqëruar me nga një gotë verë, dhe biseda joformale me gazetarët. (Ambasada e Hungarisë, rr. Arben Xheladini 157 në Prishtinë, ora: 13:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, viziton këto biznese në Suharekë: Fabrikën për prodhim këpucësh “Solid”, Kompaninë “Seti Comerc”, Fabrikën e mobilieve “Te Naseri” dhe Fabrikën e pijeve “Frutex”. (Suharekë, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 16:00)  

- Komuna e Gjilanit shënonë 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Teatri i qytetit në Gjilan, 16:00)

- Mbahet tubimi promovues për kandidatët e parlamentit të Kosovës të Nismës Socialdemokrate në Lipjan. (Salla e Shtëpisë së Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani mban takim me grupin e OJQ-ve në Gjakovë. (Hotel Çarisha e Jupave. ora 18:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me strukturat dhe qytetarët e Gjakovës. (Qarshia e vjetër, Loma e Drithit, ora 19:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me strukturat dhe qytetarët e fshatit Ratkoc. (shkollën fillore e fshatit Ratkoc, ora 20:30)