23 Tetor 2019

Festivali ndërkombëtar “Kosova Rissing Stars” mblodhi në Gjilan 13 shtete

Gjilan, 26 shtator – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, e ka vlerësuar lartë organizimin e festivalit ndërkombëtar për fëmijë “Kosova Rissing Stars”, edicioni i dytë, i cili mblodhi në Gjilan 13 shtete, nën organizimin e QKA “Mollëkuqet”.

“Edicioni i dytë i  “Kosova Rissing Stars” vërtetë ishte i jashtëzakonshëm për faktin se 13 shtete të botës zbarkuan në Gjilan dhe fëmijët tanë e patën rastin të shkëmbejnë përvoja me 13 kultura të ndryshme. Ky është edhe një rast tjetër që dëshmon se Gjilani, siç e ka thënë kryetari Haziri, është kryeqytet kulturor. Urime në veçanti organizatores dhe drejtoreshës së këtij festivali, Arta Haziri Nuhiu”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Përndryshe, ky festival ka pasur karakter garues, ku edhe janë shpërblyer fituesit e të gjitha kategorive, ndërkaq shumë ftesa u bënë nga shtetet të ndryshme për pjesëmarrje të Gjilanit në festivalet tyre. ​



 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)