20 Prill 2024

Evolution Dance shënon Ditën Botërore të Vallëzimit

Prishtinë, 28 prill - Evolution Dance me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit organizon program kulturor vallëzim e cila do të mbahet para Teatrit Kombëtarë.

Kjo ditë i dedikohet qytetarëve të Prishtinës ku janë të ftuar të gjithë me moton “Prishtina Vallëzon”.

Në këtë ngjarje do të behët prezentimi i koregrafive nga shkolla vallëzimi të ndryshme si balet, valle popullore, vallëzime latine, modern, hip hop, etj.

Po ashtu do të behët edhe prezentimi i koregrafive të ndryshme grupore si dhe do të mbahen animacione vallëzimi dhe performansa të rastit nga qytetarët e Prishtinës.

Për nder të kësaj dite, në shumë vende të botës bëhen organizime të ndryshme nga shkollat e vallëzimit, profesionistë dhe amatorë, individ dhe grupe të ndryshme të artit të vallëzimit.

29 prilli - Dita Botërore e Vallëzimit është e shpallur dhe promovuar nga CID që nga viti 1982.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)