25 Prill 2024

Elina Duni - "Këngë të dashurisë dhe mërgimit" në Anibar

Pejë, 16 gusht - Jazz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni vjen me performancë në Anibar.

Me tingujt e saj unik të gërshëtimit te tradicionales dhe jazzit,  këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, sot do ngjallë pjesën dëfryese të festivalit Anibar.

Elina Duni që nga viti 2012 ka nënshkruar kontratë me ECM Records. Ajo pa dyshim është një prej artisteve të rralla krijuese dhe interpretuese.

Kombinimi i këngëve tradicionale folklorike shqiptare me jazzin ka zgjuar kurreshtje dhe duartrokitje, tek njohësit e muzikës.

Për këtë projekt, Elina Dunit do t'i bashkangjitet gitaristi Rob Luft, i vlerësuar si një prej yjeve në ngritje të skenës bashkëkohore të Jazzit Londinez.

Performansa e Luft përmban oshëtime të Afrikes Perëndimore, folklorit anglez dhe rock indie, të cilat gjejnë një homologe ideale në vokalin e Elina Dunit.

Për të kompletuar formacionin, me këtë rast, duo fton bateristin italian Enzo Zirilli tingujt e të cilit i pasurojnë këngët e përjetshme popullore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)