22 Tetor 2021

Edicioni i tetë i programit "Mirëdita, dobar dan!" mbahet sot në Prishtinë

Prishtinë, 14 tetor - "Mirëdita, dobar dan!", ngjarje kjo unike që ka prezantuar skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës në Beograd që nga viti 2014, këtë edicion do të prezantoj skenën kulturore e shoqërore të Sërbisë në Prishtinë.

Këtë edicion do të jenë qytetarët e Kosovës ata që do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për skenën kulturore të Sërbisë përmes një sërë prodhimesh artistike; filma, koncert, ekspozitë promovime të librave, etj. Një pjesë e programit si çdo herë do t'i kushtohet diskutimeve dhe debateve që trajtojnë tema të rëndësishme për shoqëritë e të dy vendeve.

Gjatë ditëve të programit “Mirëdita, dobar dan!”, audiencës së Prishtinës do t’i prezantohen artistë dhe krijues që përfaqësojnë skenën kulturore dhe shoqërore moderne të Sërbisë.

Këtë vit, "Mirëdita, dobar dan!" do të hapet në Kino Armata me shfaqjen e filmit dokumentar “Hold me right/Më shëro" nga Danijela Stajnfeld.

Filmi “Më shëro” fokusohet tek të mbijetuarat, ashtu edhe autorët e sulmeve seksuale, përmes udhëtimit tronditës të të folurit për atë që iu ka ndodhur, shërimit dhe tejkalimit.

Shfaqja e filmit do të paraprihet nga një perfomancë mikpritëse me Drag Queens nga Beogradi - Loakiin dhe Rubella Feminine, të shoqëruar nga DJ Jovijah.

Në ditën e dytë, publiku do të ketë mundësi të përcjellë promovimin e librit "Sërbia tjetër", me autor Shkëlzen Gashin, e menjëherë më pas të marr pjesë në debatin "Cila është Serbia tjetër?", që do të mbahen në Pallatin e Rinisë, në Sallën e Ateliesë.

Në mbrëmjen e ditës së dytë të programit “Mirëdita, dobar dan!”, do të mbahet koncerti "Pavana and more" - Solo/Piano duet, me pianistet Branka Parlić dhe Nataša Penezić, i cili do të jepet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Dita e fundit do të filloj me promovimin e librit “Vrasja e Kulturës”, me autorët Viktor Ivančić, Hrvoje Polan dhe Nemanja Stjepanović, për të vazhduar më pas me debatin "Kultura si mjet politik", që do të mbahen në Pallatin e Rinisë, në Sallën e Ateliesë. Pas debatit, publiku kosovar do të ketë mundësi të shoh ekspozitën fotografike “Vrasja e Kulturës” të fotografit Hrvoje Polan, në të njëjtin vend.

Ngjarja përmbyllëse e edicionit të këtij viti do të jetë shfaqja e filmit "Ngarkesa" nga Ognjen Glavonić, i cili do të jepet në orën 19:30 në Kino Armata.

Qëllimi kryesor i programit “Mirëdita, dobar dan!” është të prezantoj skenën kulturore të Kosovës në Serbi dhe anasjelltas, dhe përmes takimit të përfaqësuesëve të komunitetit artistik dhe të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë të nxisë shkëmbimin e ideve dhe të krijojë një traditë bashkëpunimi.

Frymëzim për “Mirëdita, dobar dan!” është aktori i mirënjohur shqiptar, kosovar, jugosllav, botërorë, Bekim Fehmiu i cili simbolizon unitetin por edhe ndarjen, por gjithashtu edhe mundësinë e bashkimit të dy hapësirave kulturore.

Hyrja në të gjitha ngjarjet e programit, si edhe në edicionet e kaluara, do të jetë falas.

Programi “Mirëdita, dobar dan!”, organizohet nga Integra, Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut, forumZFD, Festivali DAM dhe Iniciativat Qytetare, me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe Rockefeller Brothers Fund.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)