19 Prill 2024

Dy filma Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë

Prishtinë, 11 korrik - “The Stroke (Skype)” me regji dhe skenar nga Isa Qosja dhe “Heshtja e Sirenave” me regji dhe skenar nga Gazmend Nela janë dy filmat kosovarë që janë mbështetur edhe nga Agjensioni i Filmit i Maqedonisë si bashkëprodhime minore.

Filmi “The Stroke (Skype)” është ranguar në vendin e 5të në nga 23 projektet e përzgjedhura nga Euroimage këtë vit. Projekti filmik është bashkëprodhim në mes Kosovës, Francës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ky është bashkëpunimi i radhës me Agjensionin për Film i Maqedonisë i cili është  bërë njëri ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në Fushën e Filmit.

 Të dy filmat “The Stroke (Skype)” dhe “Heshtja e Sirenave” janë subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)