19 Shkurt 2020

“DokuFest” i dorëzoi UPZ-së Doracakun “Filmi në Mësimdhënie”

Prishtinë, 1 korrik - Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” , Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, sot priti në takim znj. Linda Llula dhe z. Erol Bilibani nga OJQ “DokuFest” në Prizren.

Me këtë rast është bërë dorëzimi i Doracakut për studentët dhe mësimdhënësit e ardhshëm “Filmi në Mësimdhënie”.

Doracaku është produkt i trajnimeve dhe realizimeve të planeve mësimore për mësimdhënie me film. Po ashtu është edhe CD në të cilën gjenden filmat dokumentar për planifikim të njësive mësimore.

Projekti është financuar dhe realizuar nga Dokufest në bashkëpunim me profesorët e Universitetit “Ukshin Hoti”, në mesin e tyre edhe prof. Luan Vardari.

Rektori Temaj i falënderoi përfaqësuesit e “DokuFest” për punën e bërë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për universitetin.

Ai theksoi se e mirëpret bashkëpunimin me këtë organizatë prestigjioze e cila e ka afirmuar Prizrenin dhe gjithë Kosovën në botë me punën e bërë sidomos me organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar “DokuFest”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2020

- Shoqata e Kirurgëve Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës, ka organizuar për herë të parë Simpoziumin dhe Workshop-in mbi trajtimin e plagëve. (Hotel Emerald, ora 8:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës për të dytën herë me radhë po organizon Konventën e Prodhuesve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën ku do të publikohet raporti “Rruga e Dukagjinit, Autostradë apo Zgjerim i Rrugës Ekzistuese”, të përgatitur nga KDI. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Objekti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ora 10:00)

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon hapjen e ekspozitës “Kujtesa e Kosovës: Jeta nën qiell e najlon”, pamjet e jetës së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. (Holli i Bibliotekës, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, takohet me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, me bashkëpunëtorë. (Kabineti i kryetares së Kuvendit, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon një protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi, për të kundërshtuar sjelljen e tij abuzive që bëri ditë më parë ndaj një lypësari në shesh të Prishtinës. (Para Zyrës së Avokaturës, afër Kino ABC, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbajë ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr.54. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë shfaq filmin "Gjumë dhe Dashuri". (Kinema në Pejë, ora 19:00)