19 Prill 2024

Ditët e Gjuhës Gjemane në Kosovë nga 8-20 maj 2022

Prishtinë, 10 maj - Në dy javët në vijim ambasadat e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës sërish, së bashku me partnerë të tjerë do t‘i organizojnë Ditët e Gjuhës Gjermane në Kosovë.

Ambasadori Jörn Rohde me rastin e hapjes tha: „Gjuha gjermane i lidh vendet tona me Kosovën dhe këtë dëshirojmë ta festojmë në javët që vijnë. I ftoj përzemërsisht të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në organizimet e shumëta!

Ambasadori Christoph Weidinger nënvizoi: „Gëzohem që edhe këtë vit ia kemi dalur që bashku të përgatisim një program të larmishëm. Për t’i përmendur vetëm disa ngjarje kulminante: Mund të shihni filma aktual austriakë, ndër tjerash produksionin e përbashkët austriako-gjerman që është shpërblyer me çmim „Große Freiheit“, apo t’i ndiqni leximet e autores austriake Petra Nagenkögel. Shfrytëzojeni mundësinë për të zbuluar shumëdimensionalitetin e gjuhës gjermane.“ 

Ambasadori Thomas Kolly theksoi: „Gjuha dhe kultura jonë e përbashkët janë diçka që na lidhin ngushtë me familjet në Kosovë. Nëpërmjet aktiviteteve tona do të përpiqemi të arrijmë tek sa më shumë njerëz në Kosovë.“

Nga 8-20 mai 2022 në Kosovë do të zhvillohen aktivitete të shumëta rreth gjuhës gjermane:

·         Gjatë organizimit “Inovacion nga Kosova për tregjet gjermanofolëse” odat ekonomike do të diskutojnë lidhur me rëndësinë e gjermanishtes për punë në Kosovë.

·         Filmi austriako-gjerman „Die Große Freiheit“ do ta ketë premierën e tij në Kosovë, ndërsa do të pasojë shfaqja e filmave të tjerë të përzgjedhur nga Austria dhe Zvicra.

·         Lexime të autoreve gjermanofolëse do të mbahen në kuadër të Festivalit Polip në Prishtinë.

·         Gjatë piknikut me poezi në Parkun e Qytetit në Prishtinë ju mund t’i prezantoni poezitë tuaja të preferuara.

·         Përgjatë Ditëve të Dyerve të Hapura dhe ngjarjeve informuese ju do të keni mundësinë të zbuloni gjithçka rreth gjuhës gjermane në Kosovë, sa i përket studimeve dhe kërkimeve shkencore në hapësirën gjermanofolëse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)