21 Janar 2022

Disenjatorja, “Diba Celina” përkujdeset për deputeten Balje, gjatë vizitës në Turqi

Prizren, 2 nëntor - Atelieja, “Diba Celina”, me kreacionet e saj, është përkujdesur për deputeten Duda Balje, e cila është duke e zhvilluar një varg  vizitash në Qeverinë dhe Parlamentin e Republikës së Turqisë.

Disenjatorja dhe pronarja e kësaj atelieje, Diba Celina, ka thënë: Këto dy modele; fustanin dhe pallton, i kemi punuar me material shumë të mirë dhe detaje të ndryshme dhe që iu kanë përshtatur deputetes Duda Balje, për këto vizita zyrtare.

Vlen të theksohet, se Celina, në vazhdimësi përkujdeset për veshjet deputetes Balje, por edhe për fytyra të shumta publike.

Atelieja, “Diba Celina”, gjendet në Prizren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)