19 Prill 2024

Del nga spitali këngëtarja e mirënjohur Pink

Nuremberg, 21 korrik - Pink ka dalë nga spitali me dëmtime të vogla pas aksidentit i cili iu shkaktua një ditë më parë gjatë një performance muzikore në Gjermaninë Jugore.

Këngëtarja e njohur e muzikës pop u shpreh se ishte shumë e keqardhur për incidentin që kishte ndodhur në skenë por ajo shpresonte që të ishte dukur bukur në kohën kur ndodhi aksidenti. Këtë mesazh këngëtarja ua përcolli fansave të saj në faqen e saj të Tuiterit.

Ky incident i ndodhi këngëtares në turneun europian që po mban Pink gjatë muajve të verë. Pinku donte që gjatë performancës së saj në skenën e Nurembergut të mbahej në një kavo e cila nuk ishte rezistente dhe e përplasi këngëtaren me dyshemenë e skenës.

Emri i këtij turneu muzikor është një ndër më të gjatët që mund të ketë pasur ndonjë turne i mëparshëm muzikor. Ai quhet \"Funhouse Summer Carnival Tour throughout Europe\". Turneu pritet që të përfundojë në fund të këtij muaji. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)