29 Mars 2024

"Dear John" thyen "Avatar", i pari në për këtë javë

Hollywood, 8 shkurt - Pritej që do të ndodhte ndonjëherë, por askush nuk e priste që filmi më i madh i të gjitha kohërave "Avatar" do të rrëzohej këtë javë nga filmi me buxhet të shkurtër "Dear John", që luhet nga disa aktorë jo shumë të njohur.

Drama romantike doli këtë javë në krye ku për tre ditë arriti të përfitonte nga shitjet në SHBA dhe në Kanada më shumë se 32 milionë dollarë, duke kaluar çdo parashikim dhe duke zhvendosur pozicionin e filmit më të mirë të të gjitha kohërave "Avatar".

Filmi 3D i regjizorit James Cameroun zbriti në vendin e dytë i cili në fundjavën e tij të tetë përfitoi nga shitjet 23 milionë dollarë.

 

Gjithsesi "Avatar" vazhdon të qëndrojë në krye pasi në mbarë botën arriti të përfitonte 76 milionë dollarë duke e çuar vlerën totale në 2.21 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)