19 Prill 2024

Dasma e Chelsey Clinton kushton 3 milion dollarë

Manhattan, 29 korrik - Të shtunën Chelsey Clinton do të martohet me bankierin Marz Mezvinsky në një vend 90 milje në veri të Manhattan.

E cilësuar si një ndër martesat e mbajtura nën masa shumë të rrepta sigurie dasma do të jetë shumë e kushtueshme.

Ekspertët siç thotë "New York Daily News" kanë llogaritur se dasma do të kushtojë mes 3-5 milion dollarë.

"Nuk mendoj se kemi parë një dasmë që ka tërhequr kaq shumë vëmendjen që prej kohës së Patricia Nixon", tha Donnie Brown një planifikues i ceremonive të dasmave.

Kjo faturë do të jetë e përballueshme për Bill dhe Hillary Clinton pasi mes viteve 2000-2007 kanë deklaruar fitim plot 109 milionë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)