28 Mars 2024

Çiljeta feston ditëlindjen e 25, një festë shumë speciale

Tiranë, 7 shkurt - Ka mbushur 25 vjeç tri ditë më parë, të enjtën dhe ka vendosur të bëjë një festë shumë speciale. Si fillim ka menduar të ftojë të gjithë kolegët e saj këngëtarë, të muzikës së lehtë dhe asaj popullore dhe më pas disa nga ata që mund të jenë kolegët e saj nesër, kur ajo mbase do vendosë ta lërë këngën dhe të merret me politikë.

Nuk ka patur përfaqësues të lartë nga Partia Demokratike përveç Rajmonda Bulkut e cila është deputete dhe prefektit të Tiranës Keltis Kruja, por kanë qenë të shumtë zëdhënësit e rinj që aderojnë edhe në forumet  rinore të kësaj partie. Surpriza?  Edhe djali i kryeministrit Berisha, Shkëlzeni nuk i ka rezistuar ftesës së Çilit, por ka vendosur të jetë i pranishëm në një mbrëmje të paharrueshme për vetë protagonistën por edhe për të gjithë të ftuarit.

Edhe pse Çiljeta iu kishte premtuar të ftuarve se festa do të ishte private, pra pa praninë e fotografëve dhe gazetarëve, prezenca e tyre ka qenë e pashmangshme. Por ai që duket se ka qenë më i bezdisuri prej tyre, ishte djali i kryeministrit, Shkëlzeni. Ai ka qenë shumë i kujdesshëm që të mos bjerë pre e blicëve duke ditur që të gjithë janë kuriozë të mësojnë sa më shumë për çdo lëvizje të tij, por gjithsesi nuk ka mundur të shpëtojë. Sipas miqve të Çiljetës thuhet se kjo e fundit nuk ka ndonjë njohje të afërt me djalin e kryeministrit por ka preferuar që edhe ai të ishte në festën e saj. Nga fotot duket se Shkëlzeni si të gjithë të tjerët, e ka shijuar mjaft atmosferën mes artistësh.

Dhurata të shtrenjta dhe shumë lule

Është e vërtetë që Çiljeta ka zgjedhur një ambient tejet luksoz për të sejdisur të ftuarit e saj, madje thuhet se ka shpenzuar shumë para, por edhe të ftuarti duket se nuk janë kursyer.
Sipas disa të njohurve të saj, thuhet se Çiljeta ka marrë shumë dhurata dhe me vlera të larta monetare. Të ftuarit nuk janë mjaftuar vetëm me lule të cilat kanë qenë të shumta, por ata i kanë sjellë vajzës seksi edhe bizhuteri të shtrenjta, parfume, këpucë, çanta, rroba e shumë dhurata të tjera më së shumti firmato. Thuhet se edhe Romeo i ka sjellë një unazë, byzylyk dhe varëse të shtrenjtë, por dhuratën më të shtrenjtë ia kanë bërë prindërit e saj të cilët i kanë dhuruar vajzës së tyre të vetme një unazë me gurë diamanti. Edhe tortën e ditëlindjes ka preferuar që t’ia sjellë vetë i ati ndërkohë që Çiljeta ka hipur majë të një tavoline për të fikur 25 qirinjtë. Nuk diaskutohet që pamja e saj ka qenë perfekte, falë hijeshisë që i jepte fustani ngjyrë portokalli i firmës Cavalli.

Çili përsëri me Romeon

Duhej pikërisht kjo festë për të mësuar një herë e mirë nëse Çiljeta vijon të jetë akoma e lidhur me Romeon apo janë ndarë, sipas disa zërave që qarkullonin prej kohësh mbi këtë dilemë. Dhe pikërisht natën e festës së ditëlindjes së saj,  kemi marrë përgjigjen. Çiljeta vijon të jetë me Romeon dhe duket se lidhja e tyre po funksionon për mrekulli. Gjatë festës Romeo nuk ka qenë edhe aq aktiv. Atij nuk i pëlqen të jetë në qendër të vemendjes dhe në këto raste preferon të rrijë diku i shmangur nga njerëzit dhe aq më shumë nga fotografët. Por duke qenë i dashuri i Çiljetës, shmangia është thuajse e pamundur.

Çiljeta zgjedh vëllezërit korçarë për festë

Megjithëse shumica e të ftuarve ishin këngëtarë, Endri dhe Stefi, dy vëllezërti korçarë kanë qenë dy këngëtarët kryesorë të festës. Ata kanë kënduar gjithë repertorin e tyre, këngë të tjera shumë të njohura për publikun dhe të përshtatshme për një festë të tillë por edhe serenata bashkë me Çiljetën. Ka qenë vetë Çili që ka preferuar Endrin dhe Stefin për të mbajtuar peshën kryesore në festë paçka se ata e kanë ndarë mikrofonin me shumë këngëtarë të tjerë gjatë darkës.

Genti: “Flori nuk i hapim kutitë”

Me siguri duke shfrytëzuar dhe atmosferën disi të tensionuar politke mes partisë socialiste dhe asaj demokratike, Genti  i THSHBLSH ka dashur të ngacmojë pak Florin e WSF i cili siç e dimë ka kënduar kolonën zanore të partisë socialiste në zgjedhjet e fundit. Genti e ka përshëndetur me dy gishta lart si për t’i treguar se këtu ishte një ambient artistësh por edhe ambient demokrat. Janë pikërisht ata që ju thonë “nuk i hapim kutitë”- ka dashur t’i thotë Genti. Por dihet që artistët edhe pse kanë simpati për një forcë të caktuar politike nuk e shprehin tifozerinë e tyre në mënyrë aq demonstrative nga ato që të krijon bezdi.


Ditëlindje apo dasëm?

Teksa shohim Sinan Hoxhën, edhe ky një nga të ftuarit e ditëlindjes së Çiljetës, me një 10 mijë lekësh në dorë, të kujtohen atmosferat e dasmave, ku dhëndrit dhe nuses i hedhin para teksa kërcejnë. Nuk e dimë se përse Sinani ka nxjerrë para dhe i ka mbajtur ashtu në mënyrë demostrative: për të treguar se paratë nuk i mungojnë, kishte harruar t’i blente një dhuratë Çiljetës dhe vendos t’i japë para, apo thjesht për të bërë pak shaka para aparatit të paparacit tonë? Gjithsesi Sinani dhe Valbona Mema kanë qenë lezeti i mbrëmjes pasi nuk kanë ngurruar të këndojnë disa këngë nga repertori i tyre të cilat siç dihet ndezin atmosferën e çdo feste.

/Panaroma/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)