20 Prill 2024

Christina Aguilera: Nuk dua fëmijë

SHBA, 13 maj - Christina Aguilera thotë se ajo dëshiron të kënaqet me trupin e saj seksi dhe të mos lind fëmijë të tjerë.

Krijuesja e hitit \"Dirty\", e cila ka një djalë me bashkëshortin Jordan Bratman, ka pranuar se ajo nuk është duke nxituar në zgjerimin e familjes, sepse asaj i ka marrë kohë rikthimi i trupit nga shtatzënia e parë.

\"Unë aktualisht ndjehem më seksi se kurrë më parë. Imazhi im është një evolucion kudo që seksualiteti dhe sensualiteti do të përmenden. A do të kem një fëmijë tjetër? Jo në një të ardhme të afërt. Më mori kohë për ta kthyer trupin në gjendjen e mëparshme pas fëmijës së parë dhe tani dua të kënaqem me jetën\", deklaroi Aguilera për portalin Absolute Now.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)