20 Shtator 2020

Christina Aguilera, dështon albumi "Bionic"

SHBA, 22 korrik - Albumi më i ri i këngëtares Christina Aguilera, "Bionic" po shkon aq keq me shitjet sa tashmë këngëtarja rrezikon edhe kontratën me shtëpinë diskografike “RCA”.

Shitjet arrijnë deri në 200 mijë kopje kur kanë kaluar rreth 5 jave nga publikimi. Pritshmëria për të ishte e madhe pasi Aguilera i mungonte botës së muzikës prej 4 vitesh.

Punët shkojnë keq edhe me turneun veror që e ka anuluar, ndërsa me klipin e këngës "Not Myself Tonight" ajo akuzohet se ka kopjuar Madonna e Lady GaGa.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)