10 Gusht 2020

Cheryl Cole 'ylli më me stil' në Britani

Londër, 7 prill - Cheryl Cole ka ruajtur kurorën e yllit më me stil në Britaninë e Madhe pasi përfundoi e para për të dytën herë radhazi në një sondazh kombëtar të modës.

Vlerësuesja e shout "X Factor", e cila doli e para në sondazhin e revistës Glamour që kërkonte yllin e famshëm më mirë të veshur të vitit 2009, ka mbetur në krye të listës edhe këtë vit.

Rihanna ka qenë e dyta, aktoret e serisë "Gossip Girl", Blake Lively dhe Leighton Meester kanë pushtuar pvendin tre dhe katër, me Alexa Chung që mbylli pesë të parat.

Kate Moss, Beyonce, Victoria Beckham dhe Emma Watson po ashtu janë përfshirë në top 10. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)