20 Prill 2024

Cheryl Cole në gjendje të rëndë në shëndëtsore

Londër, 12 korrik - Këngëtarja britanike, Cheryl Cole, përflitet nga burime të pakonfirmuara se ka qenë disa orë larg vdekjes në betejën e saj me sëmundjen e malaries dhe është ende duke e humbur dhe duke e fituar vetëdijen kohë pas kohe.

Cheryl Cole u shtrua në spitalin e Universitetit College të Londrës, pasi u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse të malaries.

Këngëtarja u shtrua në spital pasi humbi ndjenjat gjatë një seance fotografimi.

Ajo besohet të jetë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse nga një mushkonjë në Tanzani muajin e kaluar.

"Ajo ishte në gjendje aq të keqe, sa që ishte në mënyrë letrare, pak orë larg derës së vdekjes. Falë Zotit, ajo u trajtua me kohë. Madje edhe tani ajo nuk mund të flasë. Ajo herë e fiton dhe herë e humb vetëdijen dhe kur e fiton atë, e vetmja gjë që mund të bëj ajo është të murmurijë."- u shpreh burimi për mediat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)