13 Nëntor 2018

Certifikohet për herë të parë puna vullnetare në Kosovë

Prishtinë, 11 korrik - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF kanë certifikuar 30 "Mentorët Vullnetar Rinor" bazuar në Udhëzimin Administrativ për Punë Vullnetare 01/2016.

Me këtë rast, Ministri Gashi tha se “sot kemi një ditë të rëndësishme për të gjithë të rinjtë e Kosovës e veçanërisht për të rinjtë të cilët për herë të parë certifikohen si punëtor vullnetarë natyrisht që ky proces rrjedh nga ligji për fuqizimin e rinisë përkatësisht nga udhëzimi administrativ për vullnetarë”.

Gashi tha se “Kur të rinjtë aplikojnë për punë, u kërkohet përvoja e punës. Prandaj, është mundësi e mirë që ta shfrytëzoni platformën e Ministrisë. Certifikata ua njeh një vit përvojë pune. Është një përmbushje e synimeve tona që të gjithë të rinjtë e Kosovës te mos kenë pengesa gjatë aplikimit për punësim”. Besoj që ky proces do të jetë inkurajues për të gjithë të rinjtë e Republikës së Kosovës që të bëjnë punë vullnetare në komunitet në të gjitha komunat, nëpër organizata, nëpër institucione dhe të jenë pjesë e te gjitha përpjekjeve për ta rregulluar çështjen e të rinjve brengat, dhe problemet e tyre”.

Ministri ka vlerësuar dhe bashkëpunimin e ngushtë me UNICEF si një partner të rëndësishëm të MKRS-së, duke e vënë në theks se bashkërisht janë të vendosur të shtynë përpara promovimin e konceptit të vullnetarizmit rinor me qëllimi të motivimit të të rinjve për shërbim në komunitet në të mirë të shoqërisë.

“Sot falë punës së përbashkët dhe mbështetjes së madhe të kolegeve tanë në UNICEF po certifikojmë 30 të rinjtë për Mentor Vullnetar. Siç e dini ky certifikim është me rëndësi të madhe dhe shtytës që të monitorohet i tërë procesi i punës vullnetare për të gjithë ofruesit e punës vullnetare dhe vullnetarëve të angazhuar”, u shpreh ministri.

Shefi i zyrës së UNICEF-it, Brandao Co u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me Ministrinë dhe ministrin Gashi. “Është një ndër shembujt më të mirë për bashkëpunim”, tha Co.

“Puna vullnetare është një punë që i ndihmon komunitetit. E di që ka shumë vullnetarë në Kosovë që shpëtojnë jetë dhe dëshirojnë t’ju ndihmojnë të tjerëve. Me punë vullnetare ata bëjnë edhe eksperiencë pune”.

“Jemi të kënaqur që puna vullnetare është globalisht e njohur. Bashkëpunimi nuk ka mbetur vetëm në Kosovë, UNICEF është munduar që këtë eksperiencë ta shpërndaje në botë”. “Kemi mbi 3000 vullnetarë dhe 200 organizata që janë interesuar ne Kosovë”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2018 - Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i pakës së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendën integruese evropiane. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ta Pastrojmë Kosovën do të organizoj aksion pastrimi në Mitrovicë, në lagjen rome, afër stadiumit “Riza Lushta”, përkatësisht  te rruga “Adem Voca”. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë, komuna e Obiliqit përurojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje. (Restorant Amazona, ora 10:00)

- Mbahet debati publik me temën “Narkomania dhe alkoholizmi në Kosovë - si të luftohet kundër veseve që po i shkatërrojnë të rinjtë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit mban konferencë për media më temë "Të gjithë bashkë kundër dëmeve që vijnë nga Serbia". (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit bëb prezantimin e projektit “Të rinjtë në Agrobiznes - Regjioni Ekonomik Lindor”. (Shtëpia e Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi Projekt-kodit Penal nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Oborri i Postës dhe Telekomit të Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)