29 Janar 2023

Celine Dion nuk heq dorë nga dëshira për fëmijë

SHBA, 11 shkurt - Këngëtarja kanadeze Celion Dion ka pohuar se në vitin 2011 do të jetë më shumë aktive dhe e pranishme për publikun me anë të koncerteve dhe turneve të shumta në të cilat ajo do të marrë pjesë.

Pritet që pas firmosjes së një kontrate me "Caesars Palace", Celion Dion do të këndojë në më shumë se 70 koncerte në tre vitet e ardhshëm.

Dion po ashtu nuk heq dorë nga dëshira për të pasur edhe një fëmijë. Ajo është betuar se do të vazhdojë me fertilizimin in vitro (IVF) derisa të mbetet shtatzënë.

Deri më tani, këngëtarja ka bërë katër tentativa artificiale për të mbetur shtatzënë, por ka dështuar në tentimin për të zgjeruar familjen me burrin e saj Rene Angelil.

41-vjeçarja, e cila ka një djal 9-vjeçar Rene-Charles, i ka thënë revistës People se do të vazhdojë deri sa të ketë sukses. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)