28 Mars 2024

Catherine Zeta-Jones i pastron flokët me birrë

SHBA, 25 mars - Catherine Zeta-Jones shfrytëzon mjaltin dhe birrën për të pastruar flokët pasi këto produkte i bëjnë flokët të shkëlqejnë.

Bukuroshja fituese e çmimit Oskar thotë se ajo punon shumë për ta ruajtur pamjen e saj në nivel dhe shfrytëzon produkte të shpikura për ta mbajtur lëkurën dhe flokët të shndritshme.

"Jam rob i pamjes time! E mbaj lëkurën të pastër duke aplikuar një kombinim të mjaltit dhe kripës në gjithë trupin tim, për ta zbutur dhe për ta shtresuar. Po ashtu i ushqej flokët me mjaltë dhe me birrë".

"Mbaj erë birre për disa ditë më pas! Nuk ngurroj të them se kurrë nuk largohem nga shtëpia pa çantën e grimit. Mendoj se jam nga njerëzit që e pëlqejnë grimin", ka thënë aktorja..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)