28 Mars 2024

Carla Bruni në filmin e Allen-it

Paris, 21 prill - Burime informative nga brenda stafit të produksionit të filmit më të ri të Woody Allen konfirmojnë pjesëmarrjën në xhirime edhe të Zonjës së Parë të Francës, Carla Bruni-Sarkozi.

Filmi i regjisorit njujorkez do të xhirohet në pjesën më të madhe të tij në Francë dhe mes protagonistëve do të jetë edhe aktorja franceze Marion Cotillard.

Lajme kontradiktore u përhapën javët e fundit mbi pjesëmarrjën apo jo të Zonjës së Parë të Francës në filmin e Allen. Madje disa zëra njoftonin se ishte pikërisht aktorja franceze Cotillard ajo që i kish zënë vendin si protagoniste Carla Bruni-t.

Xhirimet e filmit do të nisin verën e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)