19 Prill 2024

"California Gurls", kënga më e re e Katy Perry

SHBA, 11 maj - Katy Perry ka publikuar hitin e parë "California Gurls" që paraprin daljen e albumit "Summer Starts Now".

Këngëtarja e cila u bë e njohur me "I Kissed A Girl" në vitin 2008 ka dhënë një intervistë për revistën “Maxim” ku cilësohet si “Artistja më e talentuar dhe më seksi e vitit”.

“Në këtë disk ka stil të viteve ’90, i ngjashëm me atë të Cyndi Lauper. Eshtë i pasur dhe me shumë surpriza. Besoj se kemi bërë një punë të mirë”, thotë Perry.

Sipas lexuesve të “Maxim”, këngëtarja amerikane është më seksi se, Brooklyn Decker, Zoe Saldana, Blake Lively, Megan Fox, Rihanna, Elisabetta Canalis, Olivia Munn, Kim Kardashian dhe Marisa Miller.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)