10 Prill 2020

Britney Spears me defekte në fotot e "papërpunuara"

SHBA, 15 prill - Britney Spears ka zbuluar 'defektet' në trupin e saj kur lancoi një përmbledhje të fotove të pa përpunuara nga mjeshtrit e fotografisë.

Në fotot publicitare të kompanisë “Candie's” dicka nuk shkonte në trupin e Britney Spears, por tashmë gjithcka është bërë më e qartë nga vetë këngëtarja.

Këngëtarja është parë duke pozuar me bikini ngjyrë rozë për shtëpinë amerikane të modës, Candies, ku janë parë edhe defektet në dy prej këtyre fotografive.

Spears pranon se ka ndërhyrë në trupin e saj me anë të programit Photoshop. Ajo ka lejuar që fotot origjinale të publikohen dhe në to duhet qartë se ku qendron ndryshimi.

Duke nisur që nga fundshpina që në fotot publicitare është ribërë e gjitha pasi pjesa natyrale është pothuajse dyfish. Pulpat janë mbledhur, madje edhe krahu. Por këngëtarja nuk e fsheh këtë, madje është krenare për vendimin e marrë.

Fotografitë e shfaqin Britneyn me celulite në vithet e saja, me disa defekte në lëkurë, e që natyrisht nuk u mbuluan nga mjeshtrit e fotografisë, siç është bërë më parë.

Këto publikime vijnë pak kohë pasi revista amerikane e Marie Claire ka publikuar një foto të Jessica Simpson të papërpunuar nga mjeshtrit e fotografisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)