29 Mars 2024

Bill: Angelina Jolie është një psikopate

Hollywood, 2 prill - Ndërkohë që cifti mëse i famshëm Brad Pitt & Angelina Jolie, gjenden bashkë me fëmijët në Venecia, pasi aktorja po xhiron filmin e saj më të ri “The Tourist”, nga ana tjetër vazhdojnë thashethemet.

Së fundmi ka dalë publikisht me një deklaratë jo fort të këndshme ish-truproja i familjes i quajtur Bill, i cili ka thënë se Angelina Jolie është një psikopate.

Ky nuk është rasti i parë që karakteri i cilësuar si i vështirë i aktores bukuroshe, bëhet qëndra e thashethemeve dhe vihet në dyshim nga e gjithë bota.

 “Ajo ka një personalitet publik dhe një tjetër privat. Për mendimin tim, Angelina e vërtetë është egocentrike dhe maniake e kontrollit. Nuk është aspak e durueshme. S’i bën gjërat se është e mirë dhe sepse ndjek zemrën. Është plotësisht psikopate, aq sa bërtet e bërtet, dhe më pas largohet”, ka thënë Bill.

Ai madje ka shtuar se Angie sillet keq edhe me familjen, sidomos me Brad, të cilit i kërkon llogari dhe i bërtet vend e pa vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)