20 Prill 2024

Biblioteka “Fan S. Noli” pati 59 mijë lexues në vitin 2019

Gjilan, 6 janar - Vit të suksesshëm e ka paraqitur vitin që e lamë pas u.d. drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, duke thënë se falë bashkëpunimit me të gjithë akterët ka arritur të realizoj në përpikmëri planifikimin, të përcjellë me rezultate konkrete. 

Gjatë këtij viti janë mbajtur qindra aktivitete kulturore, sportive dhe për rininë e Gjilanit, me një numër impresiv qytetarëve që na kanë ndjekur, ka thënë Limani, në konferencën për gazetarë.

“Në Bibliotekën së Qytetit “Fan. S. Noli”, në vitin 2019, janë regjistruar 4.433 anëtarë të rinj, mbi 59 mijë persona kanë qenë lexues dhe shfrytëzues të sallave të leximit, ndërsa mbi 35 mijë libra janë huazuar. Po ashtu, janë promovuar 21 autorë, në mesin e tyre edhe autorë të huaj”, ka deklaruar u.d. drejtoresha e DKRS në Gjilan.

Ndërkaq, sa i përket teatrit të qytetit, Limani tha se me vetë faktin se kryetari Haziri e ka shpall drejtorin e këtij institucioni si drejtor i vitit 2019, tregon se ka qenë një storie e suksesit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)