09 Shkurt 2023

Betohen 17 Vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Prishtinë, 23 nëntor - Zëvendës Shefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alyson Grunder do të administroj betimin solemn të shërbimit për 17 Vullnetarë të Rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë si dhe do të mbajë fjalë rasti.  

Pas përfundimit të trajnimit 11 javor për gjuhë, kulturë dhe trajnim professional vullnetarët do të prezantohen para Zëvendës Shefes së Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana e Drejtoreshës së Korpusit të Paqës Dr. Carolyne Siganda si dhe para Shkëlqesis së saj Presidentes Vjosa Osmani, ministrave dhe mysafirëve të respektuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)