04 Qershor 2020

Bashkohen Diaz dhe Timberlake

SHBA, 4 mars - Dy ish-të dashurit, Cameron Diaz dhe Justin Timberlake, do të bashkohen në ekranin e madh për të realizuar komedinë "Bad Teacher".

Diaz do të luajë mësuesen e shkollës së mesme e cila ka për qëllim të vjedhë të dashurin e koleges, që luhet nga Timberlake.

Komikët Molly Shannon dhe Jason Segel po ashtu do të luajnë në filmin e regjisorit Jake Kasdan, që do të fillojë të xhirohet në muajin prill në Los Angeles.

Timberlake dhe Diaz u ndanë në vitin 2007 pasi ishin në lidhje për po thuajse katër vjet. Ylli i muzikës që atëherë ka gjetur dashurinë në aktoren Jessica Biel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)