19 Gusht 2019

Baleti ‘Pa mure’ shfaqet sot në skenën e Teatrit Kombëtar

Prishtinë, 16 maj - Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje, 16 maj 2019, duke filluar nga ora 20:00 reprizën e baletit “Pa mure” me koreografi të Teuta Krasniqit.


Shfaqja “Pa mure” është një  revoltë ndaj getoizimit të shoqërisë kosovare, mungesës së lëvizjes së lirë të qytetarëve të saj dhe kundër regjimit të vizave me vendet evropiane.

‘Pa mure” është realizuar në fillim të viti 2018 dhe është shfaqja e parë e përgatitur nga një ekip tërësisht kosovarë, duke u nisur nga koreografia, të cilën e ka bërë balerina e trupës së baletit, Teuta Krasniqi, përzgjedhja e muzikës, skena, kostumet e deri te elementet teknike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2019 - Mbahet mbledhja e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" festojnë ditëlindjen e mikut të madh të shqiptarve e mbar njerëzimit ish Presidentit të SHBA, Billi Clinton . (Zyret e shoqatës "Miqtë e Amerikës", që gjendet afë Agjencisë së Statistikave të Kosovës përball Parlamentit, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Biblioteka Universitare, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e kuqe, Fakulteti i Filologjisë, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëjn përurimin e Stadiumit Ndihmës në lokacionin Boka Boka. (Fshati Korishë në Prizren, ora 11:00)

- Bëhet shfaqja për media e filmit "Shpia e Agës" i Lendita Zeqirit (Kinema Cineplexx, ora 13:00)

-  Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me banorët e rajonit të Hasit dhe Anadrinit, me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 19:00)