16 Prill 2024

"Avatar" fiton në Saturn Awards

SHBA, 26 qershor - Filmi "Avatar" ka fituar 10 çmime në ndarjen e 36-të vjetore të çmimeve "Saturn Awards" në Kaliforni gjatë mbrëmjes së kaluar.

Projekti i regjisorit James Cameron fitoi çmimet përfshirë aktori dhe aktorja më e mirë për Sam Worthington dhe Zoe Saldana, ndërsa po ashtu fitoi çmimin për filmin më të mirë santastiko-shkencorë.

James Cameron po ashtu ka marrë çmimet për Regjisorin më të Mirë dhe Autorin më të Mirë, në ceremoninë e zhvilluar në restorantin "Castaway" në Burbank, Kaliforni, që ndau shpërblime për filmat shkencor dhe horror.

Filmi i vitit 2009 "Star Trek" ka marrë filmin ribërja më e mirë, ndërsa filmi më i mirë ndërkombëtar ka shkuar për filmin "District 9". Filmi më i mirë horror është zgjedhur ai i regjisorit Sam Raimi, "Drag Me to Hell". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)