25 Janar 2021

"Avatar", filmi me i shikueshëm në botë

SHBA, 27 shkurt - Filmi “Avatar”, është filmi që po sjell më shumë të ardhura në kinema, dhe patjetër një nga pretendetët kryesor për çmimin Oscar, me 9 kandidatura. Realizuesit e filmit po mendojnë për seri të tjera pasardhëse të filmit, duke parë interesin e madh të shikuesit për filma të realizuar në teknologjinë 3 dimensonale.

Producenti i filmit “Avatar”, Jon Landau tha se ende nuk është menduar konkretisht se cila do të jetë historia pasardhëse, por një gjë është e sigurt, dhe në filmin  e ardhshëm, qëllimi është të pëdoren sa më shumë burimet dhe teknologjia e përdorur në filmin “Avatar”.

Me rreth 2 miliard dollarë të fituar nga shitja e biletave anembanë botës, ky film ka thyer rekordin e deritanishëm të filmit “Titanik” me 1.84 miliardë dollarë.

Filmi “Avatar” dhe filmi “The hurt locker”, kanë nga 9 kandidatura Oscar, dhe janë të dy pretendetë për çmimin e madh, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që zhvillohet në 7 mars.

Filmi “Jud suss- film Ohne Gewissen”, është një film i ri për aktorin gjerman Ferdinant Marian- i cili ka interpretuar në filmin famëkeq të propagandës naziste të viteve 1940 me të njëjtin emër.

Filmi është pritur me reagime të forta nga publiku, për të cilat regjizori Oskar Roheler thotë se ishin të pritshme.

“Thjesht nga vendosja e fjalës “jud” çifut në titull, njerëzit kanë një farë ndjeshmërie negative.  Por unë kam treguar në film xhunglën e kohës së nazizmit, dhe se si përfundoi ky personazh i propagandës naziste kur ai humbi pushtetin, kur humbi dhe mëndjen si pasojë e humbjes së moralit dhe parimeve të tij bazë, duke u kthyer thjesht dhe vetëm në një vegël propagande.”.

Filmi përshkruan ndryshimin e Marian nga suksesi dhe presioni i kohës. Mjaft interesant paraqitet në film edhe personazhi i Geblesit, interpretuar nga aktori Mortiz Blaibtreu.

Filmi “ Jud Suss- film Ohne Gewissen”, nis transmetimin në Gjermani në muajin shtator.

Filmi “The God guy” ka disa ditë që po shfaqet në kinematë ameriknae. Komedia romantike ka në qendër të saj marrëdhëniet e dashurisë dhe dilemën e një vajze se cilin djalë duhet të zgjedhë në jetën e saj.

Aktorja kryesore Alexis Bledel thotë se skenari i filmit e pat habitur disi kur e lexoi në fillim. Por sipas saj është e vështirë të dish se ç’kuptohet me fjalën “djalë i mirë” në një marrëdhënie.

Personazhi i Beth, jeton dhe punon në Manhatan. Ajo do gjithçka, një punë të mirë, miq të mirë si dhe një djalë që të ndajë jetën e saj në lagjen e zhurmshme amerikane. Por jeta e saj vihet në dilemë, pasi i duhet të zgjedhë mes dy djemsh, që nuk plotësojnë secili atë që do të donte vërtetë Beth. 

Ndonëse filmi shtron pyetjen nëse ka ende djem të mirë ose jo në këtë botë, aktorja Bledel thotë se pavarësisht të gjithave, mendon se ende ka djem të mirë me të cilët mund të biesh në dashuri.

Perzonazhi i filmit mendon se tek e fundit të gjesh të dashurin e jetës është pak a shumë si investimi në Wall Street, një hap i rrezikshëm, me fitim të madh por me pak fat për të gjetur djalin e duhur në momentin e duhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

- Shtabi i Lidhjes Demokrarike te Kosovës mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)